|
Te nderuar miq
Sot jam ketu per te hapur nje dialog me banoret e Sarandes dhe te gjithe
Shqiperise, per te reflektuar te gjithe se bashku pa dallim bindjeje politike
per ngerçin 15 vjeçar te nje tranzicioni rropates per te gjithe ne. Ju ftoj te
komunikojme se bashku ne nje moment kthese historike, qe fillon sot, por
kurresesi nuk ka per te perfunduar diten e zgjedhjeve.
Miq te medias, ju ftoj te kontriboni me integritetin tuaj profesional per kauzen
e nje Shqiperie ndryshe.
Sot kam vendosu te bej publik vendimin tim, qe tashme eshte bindje e patundur,
per t'u rregjistruar si kandidat i nje fronti opozitar, politik dhe qytetar,
perballe neperkembjes se turpshme qe politika e korruptuar dhe qeverisja e
papergjegjshme i ka bere ketij vendi qe Zoti i ka dhene gjithçka, perveç
vullnetit politik dhe respektit per shtetasin e thjeshte.
Dua te siguroj opinionin publik se vendimi im nuk eshte ndonje lajthitje e
rastit si pasoje e fantazise se semure. Ai nuk eshte as naivitet nga idealizmi i
ekzagjeruar dhe as protagonizem i tepruar.
Ne te kundert, une sot deshmoj se vendimi im edhe pse me shume se i guximshem
dhe me kosto personale, eshte thellesisht i bazuar tek mendime te kthjellta dhe
te pavarura, tek pergjegjesia gati e harruar qytetare dhe intelektuale, tek
guximi per t'i thene stop politike berjes antikombetare dhe politikaneve te
deshtuar te tranzicionit te eger te Shqiperise.
Me kete rast deklaroj se angazhimi im eshte sfide e brezit qe i perkas ndaj
"pseudo-elites" aktuale politike dhe politikes asgjeberese dhe perbuzjes morale
e materjale ndaj qytetarit te thjeshte.
Me shume se gjithçka vendimi im eshte thirrje per mos-heshtje dhe mos-nenshtrim,
thirrje drejtuar ndergjegjes qytetare, intelektuale dhe akedemike te shoqerise
sone, mediave te pavarura dhe shoqerise civile, thirrje per te mos legjitimuar
uzurpatoret te cilet po e mbajne kete vend peng dhe larg aspiratave per nje
shoqeri normale, moderne, te lire e te ndershme.
Ndaj une deklaroj sot publikisht se futem ne kete sfide te veshtire mese i
ndergjegjshem, per efektet dhe pasojat e mundshme qe ka, dhe aspak per interesa
mjerane. Ne kete sfide jam i paster, i qete dhe i ndershem sa te mos udhehiqem
nga pasionet politike, por per te mbeshtetur nevojen urgjente per ndryshim, ne
kuptimin e nje rotacioni normal pa ngerçe dhe pasoja per te gjithe ne si shoqeri,
nje rotacion qe do te krijonte shanset qe shoqeria jone te vazhdoje reformat e
nisura dhe te lena pergjysem nje rotacion normal qe eshte e vetmja menyre qe
rihap shanset tona per te nisur dhe nje here proçesin e integrimit te
pakthyeshem te Shqiperise dhe shqiptareve me boten moderne.
Une kam bindjen se brezi i ri i ka te gjitha kapacitetet per te bere nje hap te
madh reformues, per te evidentuar lidershipin e te ardhmes europiane te
Shqiperise. Ky vend ka nevoje per vizion, ekspertize dhe vullnet te mire
politik.
Hapja e opozites provoi se suksesi dhe e ardhmja e ketij vendi kalon permes nje
inspirimi te nje mendesie te re, dhe kurrajos per te ecur para. Ky inspirim i ri
i iniciuar nga lidershipi i opozites vjen si pergjigje ndaj nevojes qytetare dhe
anetaresise se thjeshte per te mundesuar nje shoqeri ndryshe.
Ne ditet dhe javet qe do vijne syte dhe zemrat e shume qytetareve shqiptare do
te jene ne Sarande. Le ta ndeshkojme se bashku pa-aftesine, kushdo qofte ajo,
permes ushtrimit demokratik te votes se lire.
Ju falenderoj qe me dhate mundesine qe te jem pjese e juaja ne kete ndryshim
historik dhe i fitores sone te perbashket.
Faleminderit
Sarande, 16 Prill 2005
|