E Merkure, 19 Nentor 2008  
Origjina: (Dragot) Tepelene dhe Zagori (Gjirokaster). Lindur me 13 Shtator 1966 ne Gjirokaster. Banues ne Tirane.
 
ARRITJE DHE CMIME
1980 Cmim special ne konkursin nderkombetar te piktures per femije dhe te rinj, Gjermani.
1993 Ekspozite mbi artin dhe zhvillimin urbanistik ne Shqiperi, Danimarke.
1994 Cmimi Pare, Konkursi Urbanistik, Lumi Lana Tirane, Fondacioni Soros
1995 Ekspozita "Rilindje ne Tirane" Universiteti Politeknik i Tiranes dhe Universiteti i Firences.
1998 Cmimi "Praktika me e Mire Boterore" per adminstrimin urban, OKB
1999 Vleresimi "Praktika me e Mire" nga presidenti i Bankes Boterore
2001 Vleresim nga Kryetarja e Palamentit Holandez, - Niuwenhoven.
2002 Certifikate Partneriteti nga Ambasada e Britanise se Madhe, Tirane
2003 Ftese nga Departamenti i Shtetit SHBA, seleksionuar si nje nga 13 ekspertet me te dalluar ne bote per ceshtjet e mjedisit dhe zhvillimit urban.
2004 Titulli "Fisnikeria Tiranase " Shoqata Tirana.
2004 "Praktika me e Mire Boterore”" ne Forumin Boteror Urban te Barcelones.
   
EKSPERIENCA KRYESORE
Praktike solide profesionale si arkitekt dhe urbanist. Ekspert i planifikimit urban ne nivel komuniteti, ne qeverisje vendore, dhe ne institucione akademike, kerkimore e shkencore. Bashkepunim i ngushte me institucione te qeverisjes lokale dhe qendrore shqiptare, si dhe me organizma nderkombetare, perfshi ketu: Banken Boterore, OKB, PNUD, HABITAT, UNCHS, FAO, GTZ, USAID, UNMIK, misione diplomatike te akredituara ne Tirane, agjensi joqeveritare nderkombetare te zhvillimit, etj.

Ideues per pilotimin dhe zbatimin e projekteve me baze komunitare ne fushen e zhvillimit urban dhe ambiental, strehimit, infrastruktures, legalizimit te ndertimeve pa leje, pushtetit vendor, dhe arsimit. Praktike pune ne struktura drejtuese te pushtetit vendor dhe ne universitet. Ekspertize e metejshme ne fushat e planifikimit e manaxhimit urban dhe decentralizimit.

Ekperience e gjere ne sektorin jo-qeveritar, perfshi ceshtjet organizative e institucionale, dhe partneritetin me sektorin privat. Marrdhenie intensive pune me mediat dhe komunikimin me publikun. Trajnues ne nivel kombetar dhe Ballkanik. Ekspert ne fushen e planifikimit urban dhe shoqerine civile ne Shqiperi dhe Kosove.

Studime, praktika profesionale dhe kerkimi shkencor ne SHBA, Holande, Itali, Danimarke, Norvegji, Kosove, Egjipt, Etiopi, Brazil.
   
ARSIMI DHE KUALIFIKIMET
1985 Perfundoi shkollen e mesme te pergjithshme '20 Tetori' Lushnje. Diploma e pjekurise.
1990 Diplomohet ne Universitetin Politenik te Tiranes, Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit, Departamenti i Arkitektures dhe Urbanistikes. Diploma Arkitekt, Profili Urbanist.
1993 Specializim pasuniversitar ne Akademine Mbreterore ne Kopenhagen, Danimarke.
1994 Jep provimin pasuniversitar te gjuhes angleze prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja te Universitetit te Tiranes
1995 Specializim pasuniversitar ne Universitetin e Oslos, Norvegji.
1995 Perfundon shkollen pasuniversitare te Keshillit Britanik mbi Vleresimin e Pasurive te Paluajteshme, prane Fakultetit te Inxhinierise se Ndertimit te Universitetit Politeknik, Tirane
1996 Diplomohet nga Qendra e Menaxhimit Urban, Universiteti 'Erasmus' dhe Instituti per Studimet e Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Roterdam Holande. Diploma Master ne Manaxhim Urban dhe Qeverisje Lokale.
1998 Specializim pasuniversitar ne Fakultetin e Arkitektures, Firence, Itali. Programi Tempus.
2003 Specializim Programi i Vizitoreve Nderkombetare, Departamenti i Shtetit, SHBA.
2004 Vizite dhe kerkim shkencor profesional ne Brazil, Ministria e Qyteteve, Brazil.
2005 Ka nisur procedurat per mbrojtjen e grades Doktor i Shkencave.
 
PUNESIMI
2004 Pedagog i ftuar ne Shkollen Pasuniversitare te Urbanistikes, Fakulteti i Arkitektures Prishtine.
2003-5 Themelues dhe administrator i Rrjetit per Shkembime dhe Trajnim. Qender informacioni dhe sherbimesh per forcimin organizativ e institucional ne Shqiperi e Ballkan.
1997-2005 Themelues dhe drejtor ekzekutiv i Co-PLAN, Instituti per Zhvillimin e Habitatit.
1994-2005 Pedagog Akademia e Arteve te Bukura, Profili Skenografi. Tirane
1992-2005 Pedagog Universiteti Politeknik i Tiranes, Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit, Departamenti i Arkitektures dhe Urbanistikes. Aktualisht shef i sektorit te Urbanistikes.
1992 Pergjegjes i Drejtorise se Urbanistikes, Keshilli i Rrethit Lushnje.
1990-1 Arkitekt-urbanist prane Byrose se Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike, Komiteti Ekzekutiv Lushnje.
 
PERVOJA TE TJERA PROFESIONALE
2002-5 Iniciues i organizimit te Tryezes se Rrumbullaket te OJQ-ve.
2000-4 Organizues dhe moderues i rreth 50 programeve televizive dhe debateve publike ne 15 qytete te Shqiperise dhe Kosoves.
1998-2005 Mbi 30 ekspertiza konsulence, vleresim e monitorim projektesh, dhe trajnim me qeverite qendrore dhe lokale ne Shqiperi e Kosove dhe me institucionet nderkombetare prestigjoze.
1998-2000 Anetar i Keshillit te Rregullimit te Territorit, Keshilli i Qarkut Tirane.
1993-4 Arkitekt urbanist ne studio private projektimi, Tirane.
1992-1996 Anetar i Keshillit te rrethit Lushnje, dhe i Keshillit te Rregullimit te Territorit.
 
ANTARESIME
1991 Antar i Shoqates se Arkitekteve, dhe Sekretar i Pergjithshem 2001-2005
1997-ne vijim Anetar i Rrjetit Europian te Studiuesve te Strehimit
2000-5 Themelues dhe anetar i Rrjetit per Shoqerine Civile dhe Qeverisjen me Pjesmarrje ne Ballkan.
1999-2005 Antar i bordit drejtues te Fondacionit Shqiptar te Shoqerise Civile, dhe drejtor i ketij Bordi 2004-2005.
2004-5 Antar i Tryezes se OSBE dhe Programit Habitat per Ballkanin.
   
PJESMARRJE NE TAKIME NDERKOMBETARE
Pjesmarrje ne mbi 30 konferenca nderkombetare dhe mbi 25 prezantime profesionale e artikuj te botuar ku eshte perfaqesuar Shqiperia ne takime per qeverisjen vendore, zhvillimin urban, mjedisin, strehimin dhe shoqerine civile. Ketu perfshihen evenimente ne Hage, Ede dhe Roterdam te Holandes, Bruksel e Bryzh Belgjike, Toronto Kanada, Kairo Egjypt, Bratislave Slovaki, Prage Republika Ceke, Budapest Hungari, Stokholm Suedi, Oslo Norvegji, Ancona Roma Torino Firence Itali, Durban Afrika e Jugut, Bled Slloveni, Paris France, Londer Angli, Tirane Shqiperi, Kopenhagen Danimarke, Grac e Viene Austri, Dublin Irlande, Adis-Abeba Etiopi, San Paolo Brazil, Washington New York San Diego SHBA, etj.
   
BOTIME
2004 Editor "Qytetet Motorre te Zhvillimit Ekonomik", anglisht, ENHR e Co-PLAN
2004 Editor/perkthyes: Historia Sekrete e 11 Shtatorit, shqip, OMBRA dhe NET
2003 Bashkeautor "Tirana, Sfida e zhvillimit urban. Historia e arkitektures dhe urbanistikes", anglisht, shqip dhe serbo-kroatisht, Co-PLAN dhe SEDA.
2002 Editor "Planifikimi Urban" Volumi 1 dhe 2, shqip, Co-PLAN.
2001 Editor "Mbi komponentin e shoqerise civile", Programi Kompas, shqip dhe anglisht, SNV dhe Co-PLAN.
1999-2005 Bashke-hartues i planeve urbanistike ne bashkite Kruje, Peshkopi, Kamez, Fier, Elbasan, Lushnje, etj.
1998 Bashkeautor i studimit mbi "Vleresimin e demeve te luftes ne Kosove", anglisht, Banka Boterore dhe FAO.
1996 Autor i studimit "Organizatat jo-qeveritare e te komunitetit, dhe roli i tyre per strehimin e njerezve me te ardhura te uleta", anglisht, IHS Holande.
 
GJUHET E HUAJA
Anglisht, Italisht
Menu Kryesore
Sondazh
Besoni ende tek qeveria aktuale
PO
 [tally] 11%
JO
 [tally] 39%
A mendoni se profesionistet dhe intelektualet duhet te angazhohen ne politikeberje per te mundesuar ndryshime pozitive ne vend?
PO
 [tally] 45%
JO
 [tally] 5%
Cilin prej kandidateve ne Sarande do te votonit
Besnik Aliaj (PD)
Fatos Nano (PS)
 
Powered by WebPhotoPro